Megjithatë, edhe pse ende nuk ka ndonjë vendim sipas asaj që mëson Sheshi.info, Komisioni i Garave pritet që ditën e mërkurë (nesër 21/10/2021) të jap një përgjigje për ndeshjen e cila cilësohet si derbi më i madh në futbollin kosovar.
Stadiumi i “Qytetit” në Gjilan ende është në renovim dhe është e vështirë të zhvillohet një ndeshje me ndikim të madh ku nuk plotëson kushtet e sigurisë për t’u zhvilluar një derbi i tillë. Ndërsa ju kujtojmë që në prillin e vitit 2019, ishte zhvilluar derbi i Gjilanit dhe Dritës në “Fadil Vokrri”, ku kuqebardhët ishin vendas të atij takimi.
Përballja e këtyre dy skuadrave ka sjellur gjithmonë një rivalitet të madh, ku pritet të jetë edhe në këtë takim pavarësisht pozitave në të cilën gjendet dy klubet.