Drita kërkon mrekullinë përballë Feyenoordit në Ligën e Konferencës

Drita do të pres Feyenoordin në “Fadil Vokrri”, në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Nënkampioni i Kosovës vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve me Deçiçin, ku e kaloi me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Në anën tjetër gjiganti holandez do t’i nis garat nga ky raund dhe ndeshja ndaj Dritës do të jetë e para zyrtare për ta në këtë sezon.

Adrian Nuhiu para ndeshjes ka thënë se kjo ndeshje do të jetë një eksperiencë shumë e mirë për skuadrën e tij, ndërsa shtoi se në aspektin sportiv skuadra e tij duhet të besojë në  befasi.

Në anën tjetër Arne Slot do të debutojë me Feyenoordin, pasi është ndeshje e tij e parë, ndërsa ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes nga kundërsulmet e Dritës.

Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në stadium “Fadil Vokrri” që do të jetë i mbushur në kapacitetin prej 30 për qind. /Gazeta Olle/

Ylli i Feyenoordit flet për Dritën: Nuk duhet nënvlerësuar, kanë një skuadër të mirë

Tokio 2020: Xhudistët e Kosovës i mësojnë kundërshtarët e parë në luftën drejt medaljeve olimpike