Nënkampioni i Kosovës kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1 kundër klubit shqiptar që doli nënkampion në Malin e Zi.
Trajneri Ardian Nuhiu dhe kapiteni Ardian Limani u shprehën të gatshëm për ndeshjen.
Drita për këtë ndeshje ka vetëm një mungesë, mesfushori i njohur Hamdi Namani, i cili ende nuk është riaftësuar nga dëmtimi.
Ndeshja fillon në ora 20:45 dhe fituesi do të luajë në raundin e dytë përballë Feyenordit. /Gazeta Olle/