Nuk ka Dritë pa Intelektualët dhe nuk ka Intelektualë pa Dritë. Kjo fjali shpesh herë përmendet nga tifozët e klubit gjilanas.
Mosmarrëveshjet janë lënë anash dhe Intelektualët kanë vendosur të rikthehen fuqishëm në tribuna, atëherë kur Drita më së shumti ka nevojë për ta.
Bardhekaltërtit të enjten presin skuadrën letoneze Auda në Prishtinë dhe qëllimi është ta përmbysin rezultatin 1-0 për të kaluar në Play-Off të Ligës së Konferencës.
Intelektualët kanë paralajmëruar udhëtim masiv, ku do të vendosen në jug.