Drita – Inter Turku: Vazhdon shitja e biletave në Gjilan

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e dytë në mes të Dritës dhe Inter Turkut, njofton skuadra e Dritës në rrjetet sociale.

Për dallim nga ndeshja e parë në Finlandë, biletat në këtë ndeshje të vlefshme për raundin e parë në Ligën e Konferencës, do të shiten në formë fizike, në dy pika që i ka vendosur klubi bardhekaltër.

Siç mëson Gazeta OLLE. deri më tani është shitur një numër i konsiderueshëm biletash, dhe pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë në tempullin Fadil Vokrri.

Ndeshja në mes të Dritës dhe Inter Turkut, do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:00.

/Gazeta OLLE/

 

Gerhard Progni i bashkohet kampanjës së Llapit, ndihmon tifozët e klubit me 50-të bileta

Ballkani të martën në Lituani, kërkon të shkruaj historinë