Drita i ‘shuan’ shpresat për titull Prishtinës, afrohet Gjilani!

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka arritur të marr një pikë të madhe në kryeqytet, pasi luajti baras 1:1 ndaj Prishtinës, shkruan Gazeta OLLE.

Endrit Krasniqi shënoi i pari për vendasit, kurse 10 minuta para fundit rezultatin e barazoi, Astrit Fazliu.

Kurse, në duelin tjetër, Gjilani fitoi falë dy golave të Keita Razak, ndaj Drenicës me rezultatin 2:0.

Me fitore, Drita tashmë shton gjasat e saj për titullin e tretë në histori të klubit, kurse, Prishtina tashmë me shumë pak gjasa, tri xhiro para fundit.

Ndërsa, Gjilani me fitoren e sotme ndaj Drenicës, tashmë gjendet në pozitën e dytë në tabelë./ Gazeta OLLE