Drita i motivoi me premia futbollistët për fitoren ndaj Llapit, ja nga sa fituan ata

Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi 2-4.

Kampioni në fuqi fitoi në njërën nga fushat më të nxehta të Superligës, edhe pse me trajnerin Nuhiu në krye të saj, Drita nuk di për humbje nga Llapi.

Megjithatë për të ardhur deri te kjo fitore, kryesia e klubit ka motivuar futbollistët e saj me premio.

Gazeta Olle ka mësuar se futbollistët e kampionit në fuqi kanë pasur premio prej 300 eurove për kokë lojtari për triumfin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Se lojtarët ishin të motivuar u pa edhe në ndeshje, ku pas epërsisë së hershme të llapjanëve, gjilanasit u rikthyen shpejtë.

Kjo ishte një fitore e madhe e Dritës, pasi ka ruajtur pozitën e parë në tabelë dhe ka mbajtur diferencën me ndjekësit Ballkanin plus tri pikë dhe Prishtinën plus katër.

Ndeshjen e ardhshme Drita do ta luaj përsëri në udhëtim te Trepça ’89.

/Gazeta Olle/