Drita është skuadra e vetme në Superligën e Kosovës e cila nuk i ka zhvilluar dy ndeshjet.
Bardhekaltërit do luajnë ndaj Prishtinës në udhëtim dhe Suharekës në shtëpi, shkruan Gazeta OLLE.
Me vetëm tre pikë larg vendit të parë, bardhekaltërit kanë mundësi ideale për të rrëmbyer pozitën e liderit nëse fitojnë ndeshjet e mbetura.
Javën tjetër skuadra e Zekirija Ramadanit udhëton në Malishevë për të u takuar me skuadrën e Bekim Isufit, dhe një fitore e gjilanasve do i afronte akoma më shumë drejt vendit të parë.