Iljasa Zylfiu është futbollisti më i ri i Dritës, duke u rikthyer në futbollin kosovar nga Astana.
Sulmuesi këmbëshpejtë i cili shkëlqeu te Dukagjini, ishte në radarin e disa skuadrave evropiane, por në fund Astana arriti t’i siguroj shërbimet e tij, shkruan Gazeta OLLE.
Drita ka arritur marrëveshje me Zylfiun për të u rikthyer në Kosovë, saktësisht te skuadra gjilanase.
Me këtë transferim, Drita tregon seriozitetin e lartë për edicionin e ardhshëm.