Drita – Gjilani, statistikat dhe të gjitha duelet e pasluftës mes dy rivalëve të qytetit

Është koha për derbin e qytetit të Gjilanit, apo derbin që ngjall interesimin më të madh në futbollin kosovar mes Dritës dhe Gjilanit.

Dy skuadrat e qytetit sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna.

Mëkati më i madh është se në derbin që do të zhvillohet sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ lejohen vetëm 5 për qind e kapacitet të stadiumit të mbushet me tifozë.

Ndeshja e sotme është e 37-ta kampionale mes dy skuadrave, që kanë zhvilluar edhe shtatë përballje në Kupën e Kosovës.

Drita ka bilanc më të mirë sa i përket ndeshjeve kampionale, ku ka marrë 14 fitore, 12 herë kanë përfunduar ndeshjet pa fitues dhe 10 fitore ka Gjilani.

Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës:

1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rezultat zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luante);
2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;


2003/04: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani bojkotoi Superligën;
2004/05: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani ishte në ligen e parë;
2005/06: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
2006/07: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;

2009/10: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligen e parë;
2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2
2012/13: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
2013/14: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
2014/15: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1

2018/19: Gjilani – Drita 1-0, Drita – Gjilani 3-1, Gjilani – Drita 0-0
2019/20: Gjilani – Drita 0-1, Drita – Gjilani 2-0, Drita – Gjilani 0-2

2020/21: Drita – Gjilani 0-0, Gjilani – Drita 2-3, Drita – Gjilani 2-0, Gjilani – Drita 1-1

Ndeshjet mes dy skuadrave në kampionat:

Drita: 14 fitore
Gjilani: 10 fitore
Barazime: 12 ndeshje

Dy ekipet rivale të qytetit të Gjilanit janë përballur edhe në kuadër të Kupës së Kosovës, ku edhe aty bilanc më të mirë ka Drita.

Përballja e parë në Kupë ishte në ndeshjen gjysmëfinale të edicionit 1999/2000, ku Drita fitoi me rezultat 1-0.

Rivalët e qytetit kanë luajtur në kuadër të Kupës së Kosovës edhe një finale, atë të edicionit 2000/2001, ku koha e rregullt përfundoi 1-1, derisa Drita pas penalltive fitoi 6-7 dhe mori trofeun e Kupës.

Në total dy ekipet janë përballur shtatë herë në garat e Kupës së Kosovës, ku pesë fitore kanë bardhekaltërtit dhe dy të tjera kuqebardhët.

Historiku i derbit në garat e Kupës:

1999/00: Gjysmëfinalja:
Drita-Gjilani 1:0
Gjilani-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasi që Drita lëshoi fushën e pakënaqur me gjykim)

2000/01: Finalja:
Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt u mbyll 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)

2001/02: Gjysmëfinalja:
Gjilani-Drita 1:0
Drita-Gjilani 2:1

2007/08: 1/8 e finales:
Drita-Gjilani 1:0

2013/14: Çerekfinalja e Kupës
Gjilani 1-3 Drita

Statistikat në përballjen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit:

Drita: 5 fitore
Gjilani: 2 fitore

Vetëm dy ndeshje miqësore në histori të derbit 

Drita dhe Gjilani kanë zhvilluar vetëm dy ndeshje miqësore pas luftës.

Ndeshja e parë u zhvillua në vitin 1999, vetëm pak javë pas çlirimit të qytetit të Gjilanit, por aty u pa rivaliteti i madh mes dy skuadrave.

Mijëra tifozë ishin mbledhur në shkallët e stadiumit në Gjilan, derisa ndeshja përfundoi 1-1, por pas penalltive Drita fitoi me rezultat 4-3.

Ndërkohë ishte viti 2014, kur dy ekipet u përballën edhe në turneun memorial në nderim të legjendave të Dritës, ‘Bezi-Raci-Reshi’, ku Drita fitoi në finale pas ekzeutimit të penalltive 3-1, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 0-0.

Ndeshjet miqësore:

1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)
2014: Drita – Gjilani 3:1 (koha e rregullt, 0-0, pas penalltive 3:1 për Dritën)

Në total derbi i qytetit të Gjilanit është zhvilluar 45 herë mes kampionatit, Kupës dhe ndeshjeve miqësore.

Drita ka bilanc më të mirë me 21 fitore, derisa Gjilani ka triumfuar 12 herë e 12 herë të tjera skuadrat janë ndarë baras. /Gazeta Olle/

Kjo është ndeshja e vetme që zhvillohet sot në Ligën e Parë

Ja shuma marramendëse që kanë fituar Joshua dhe Usyk pas meçit