Skuadrat që do të përfaqësojnë elitën e futbollit kosovar në garat ndërkombëtare, kanë udhëtuar drejt Ohrit për të filluar përgatitjet.
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, FC Ballkani sot zhvilloi ndeshje miqësore me nënkampionin e futbollit kosovar, kundër skuadrës së Dritës.
Në këtë ndeshje, Drita u tregua më e suksesshme duke fituar në fund të takimit me rezultat 1-0, shkruan Gazeta OLLE
Epilogun përfundimtar të takimit e vendosi i transferuari nga Prishtina në këtë afat kalimtar, Besnik Krasniqi nga penalltia.
Skuadrat kosovare janë duke u përgatitur maksimalisht, ku janë duke zhvilluar miqësoret e fundit para ndeshjeve në garat evropiane.
/Gazeta OLLE/