Drita ka zhvilluar sot edhe ndeshjen e katërt dhe të fundit kontrolluese të fazës përgatitore në Turqi.
Skuadra e Ardian Nuhiut ka shënuar fitore të pastër 0-2, ndaj klubit të madh turk, Alanyaspor, shkruan Gazeta Olle.
Që në minutën e 17-të bardhekaltrit krijuan epërsinë me golin e Arbnor Mujës.
Golin e dytë për gjilanasit e realizoi Marko Simonovski, në minutën e 70-të të takimit.
Kujtojmë se Alanyaspor pozicionohet në vendin e tretë në elitën e futbollit të Turqisë.
Ekipi do të zhvillojë edhe një seancë stervitore nesër në tokën turke, dhe më pas do të kthehet në Kosovë.
/Gazeta Olle/