Drita fitoi Kupën e Kosovës në volejboll, festës iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Prishtinës

Klubi i Volejbollit të Femrave Drita e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të gjashtë në histori.

Vashat gjilanase triumfuan në finale kundër KV Fer Volley në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Festa ishte e madhe në taborin e “bardhekaltërve” për këtë triumf, duke shtuar edhe një tjetër trofe në kabinetin e tyre.

Ndër të pranishmit në këtë ndeshje dhe në ceremoninë e ndarjes së trofeut ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Rama u pa në disa pamjet duke festuar trofeun me volejbollistet dhe trajnerin e klubit nga Gjilani.

KV Drita është ndër klubet më të organizuara në Kosovë në konkurrencën e femrave, duke u stolisur me trofe vitet e fundit.

Cana tregon dëshirën e tij, ja skuadrat që do në finalen e Conference League në “Air Albania”

Rangnick zbulon gjendjen shëndetësore të Bruno Fernandes pas aksidentit me makinë