Drita – Feronikeli, ja ku e zhvillojnë ndeshjen e parë në edicionin pranveror gjilanasit

BKT Superliga e Kosovës rikthehet në aksion këtë fundjavë pas një pauze të gjatë thuajse rreth dy maujshe.

Por dy skuadrat e qytetit të Gjilanit ndeshjet e para nuk do t’i zhvillojnë në stadiumit e qytetit duke marrë parasysh se fusha ende nuk është gati.

Drita takimin e parë në edicionin pranveror e zhvillon në cilësinë e skuadrës vendase derisa Gjilani si mysafire.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se ndeshjen e parë Drita do ta zhvilloj në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

 

Dueli mes Dritës dhe Feronikelit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Mund të ndodhë që edhe ndeshja e dytë mes Dritës dhe Llapit të zhvillohet në këtë stadium, por mbetet për tu konfirmuar gjatë ditëve të ardhshme. /Gazeta Olle/

 

 

Talenti i 2 Korrikut në prova tek skuadra e madhe zvicerane

Martial tregohet i sinqertë duke zbuluar arsyet pse refuzoi Barcelonën dhe Juventusin për Sevillën