Drita-Feronikeli, ja çfarë i ndodhi Genc Nuzës

Ndeshja derbi e xhiros 24 në Superligë e luajtur të mërkurën ndërmjet Dritës e Feronikelit ishte tejet interesante me mysafirët që triumfuan 2:0.

Si e tillë, sfida solli disa momente interesante, por duhet veçuar kartonin e kuq të kapitenit mysafir, Armend Kastrati.

Ai u ndëshkua në minutën 33 dhe para tij nuk kishte asnjë futbollist tjetër të ndëshkuar, madje as me karton të verdhë.

Kësisoj, gjyqtari Genc Nuza u detyrua që kartonin e parë në ndeshje ta japë të kuq.

Situata të tilla janë të rralla jo vetëm në futbollin kosovar, por edhe atë evropian.