Drita fantastike, fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Deçiqit dhe vazhdon rrugëtimin në Evropë

Drita kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Nënkampionët e Kosovës kanë shënuar edhe fitoren e dytë ndaj Deçiqit, duke arritur kështu ta eleminojnë skuadrën shqiptare të Malit të Zi, shkruan Gazeta Olle.

Me rezultat 1-0 në ndeshjen e sotme, dhe rezultat të përgjithshëm 3-1, bardhekaltrit kalojnë fazën e parë të Ligës së Konferencës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ardian Cuculi, pas një goditje me kokë në minutën e 84-të të ndeshjes.

“Intelektualët” në raundin e dytë do të kenë punë me gjigantin holandez, Feyenoord.

/Gazeta Olle/ 

Batatina pas eleminimit nga Shkupi: Sot pashë referë më të dobët se referët tonë, nuk do të ankohem më tek referët e Superligës

Kjo është vlera marramendëse e skuadrës së Feyenoordit, kundërshtarit të Dritës në Conference League