Drita e para nga klubet kosovare në ranglistën e UEFA-s, kjo është renditja

Shtëpia e futbollit UEFA me datën 14 dhjetor ka publikuar ranglistën e klubeve më të mira në pesë edicionet e fundit.

Sa i përket klubeve kosovare, Drita vazhdon të mbetet e para në listë dhe gjendet në vendin e 199-të, shkruan Gazeta Olle.

Pas bardhekaltërve, vjen Prishtina e cila renditet në vendin e 304.

Progres tani ka arritur edhe Ballkani pas edicionit fantastik në daljen e parë në Evropë, duke u pozicionuar në vendin e 334.

Tre klubet tjera kosovare në këtë listë janë Llapi (370), Gjilani (371) dhe Feronikeli (372).

Sa i përket klubeve shqiptare, Shkëndija qëndron më lart, duke u renditur në pozitën e 151-të. /Gazeta Olle/

Dybala tregon se kush e këshilloi ta godas penalltinë në mes

Mbappe nuk ka kohë për pushim, rikthehet në stërvitje te PSG