Drita e nis me mbrojtës të djathtë afatin kalimtar për të dytin vit radhazi

Drita ka prezantuar Besnik Krasniqin si transferimin e parë të afatit kalimtar veror.

Skuadra gjilanase ka nënshkruar me mbrojtësin e djathtë prishtinas duke u prezantuar nga drejtori sportiv Valon Zymberi.

Krasniqi pritet të jetë një ndihmesë e madhe për Dritën për sezonin e ri.

Por e veçanta është se gjilanasit që dy vite radhazi nisin përforcimet me mbrojtës të krahut të djathtë.

Edicionin e kaluar bardhekaltërtit transferimin e parë e kishin zyrtarizuar Përparim Islamin, që gjithashtu luan si mbrojtës i krahut të djathtë. /Gazeta Olle/

Llapi siguron shërbimet e futbollistit që shkëlqeu gjatë këtij sezoni

Zeneli: Më kanë munguar shumë paraqitjet me Kosovën, shpresoj ta nisim me fitore në Ligën e Kombeve