Drita e mposhtë Vjosën e Shtimës, këta janë golashënuesit

Drita ka marrë fitoren e parë në ndeshje miqësore pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu është përballur me Vjosën e Shtimës, që bën gara në Ligën e Dytë.

Trajneri shkupjan i kishte dhënë rast disa lojtarëve të rinj për ta filluar takimin, derisa Drita fitoi me rezultat 2-1.

Lajm i madh për Dritën është rikthimi i Hamdi Namanit, i cili shënoi edhe gol në këtë sfidë.

Golin tjetër për Dritën e realizoi sulmuesi Pritsley, shkruan Gazeta Olle.

Për Dritën në këtë takim debutuan edhe dy transferimet e fundit, Rron Broja dhe Agim Zeka që u inkuadruan nga banka rezervë.

/Gazeta Olle/

Arrihet marrëveshja përfundimtare, Lukaku te Chelsea për një shumë rekorde

Talenti i madh i Bayern Munichut i bashkohet Kosovës U19