Drita e ka mbyllur me fitore 1-3 në udhëtim te Drenica sezonin 2022/23.
Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi me anë të Vojvodës për 1-0.
Drita u kundërpërgjigj mirë kur realizoi Jashari për të barazuar 1-1.
Në pjesën e dytë Drita realizoi edhe dy gola me zëvendësuesin Iran Junior.
Braziliani shënoi një gol të bukur në minutën e 47-të për 1-2, derisa golin tjetër e realizoi në minutvn e 73-të për 1-3. /Gazeta Olle/