Drita e Gjilani kërkojnë dyshen e Feronikelit për garat evropiane

Drita e Gjilanit do të përfaqësojë Kosovën në parakualifimet për Ligën e Kampionëve.

Kampionët e tanishëm kanë të drejtën të përforcohen për garat evropiane, sikurse Gjilani e Prishtina, që do të luajnë në Ligën e Evropës.

Pikërisht Drita e Gjilani janë duke kërkuar me ngulm dy lojtarë të Feronikelit.

Drita e do sulmuesin Mendurim Hoti, ndërsa Gjilani meafushorin Albert Dabiqaj.

Gazeta Olle përmes burimeve nga kampi i Feronikelit, mëson se tre herë kampionët e Kosovës nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë asnjërin prej tyre.

Drita luan të shtunën ndaj Inter d’Escaldes në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve, ndërsa Gjilani më 20 gusht. /Gazeta Olle/