Drita, dy fitore për dy ditë

Drita e Gjilanit ka shënuar dy fitore brenda dy ditësh në Shqipëri. Të martën mposhtën 1:0 Luzin, kurse një ditë më vonë (sot) mundën me rezultat të njëjtë Lirinë e Prizrenit.

Golin ndaj Luzit e shënoi Ismet Ramushi, kurse ndaj prizrenasve, Venhar Sermaxhaj.

Në këto dy takime debutoi edhe përforcimi më i ri i gjilanasve, Faton Zejnullahu, i cili u transferua javën e kaluar. (Gazeta Olle)