Drita – Dukagjini, formacionet zyrtare

Drita është nikoqire e Dukagjinit të Klinës në kuadër të xhiros së 16-të.

Në fakt kjo është sfida e fundit e kësaj xhiro me dy skuadrat që kërkojnë tri pikët nga kjo përballje.

Gjilanasit llogaritën favorit, por mysafirët shpesh herë këtë edicion kanë ditur të befasojë.

Te Drita janë rikthyer nga suspendimet në formacion mbrojtësi Prince Balde si dhe mesfushori Muharrem Jashari.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

DRITA – DUKAGJINI 13:00

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakqori, Jashari, Muja, Ajzeraj, Broja, Krasniqi, Simonovski. Kryetrajneri: Ardian Nuhiu

Dukagjini: Haxhihamza, Kuqi, Basriu, Dallku, Syla, Shabani, Ahmeti, Carioca, Mulaj, Merlaku, Chibueze. Kryetrajneri: Armend Dallku

Gjyqtarët: Mentor Ajeti, Altin Zhegrova, Drilon Rexhepi, Arben Halilaj. Visar Kastrati (VAR).

Stadiumi i qytetit në Gjilan

/Gazeta Olle/

“A dëshiron që Messi të fitojë Topin e Artë këtë vit?” – Sergio Ramos jep përgjigjen e një lideri

Përfundon ndeshja në Gjilan, Drita fiton ndaj Dukagjinit