Drita duhet të bëjë kujdes! “Intelektualët” kanë pranuar shumë gola nga harkimet në garat evropiane

Drita ka marrë pjesë tre herë në kompeticionet evropiane deri më tani teksa ka dhuruar disa performanca fantastike si ajo ndaj Feyenoordit sezonin e kaluar.

Përkundër lojës së mirë dhe kundërsulmeve fantastike, Drita ka pasur telashe të mëdha nga loja në ajër.

“Intelektualët” nga 16 gola sa kanë pranuar në total në Evropë, tetë prej tyre i kanë pranuar me kokë teksa plotë 12 prej tyre kanë ardhur nga harkimet.

Kështu, largimi i sulmuesit Benjamin Kallman nga Inter Turku, i cili pritet të konfirmohet nesër nga skuadra finlandeze nuk është lajmi më i mirë i mundshëm për Dritën.

Edhe pse sulmuesi 24 vjeçar ka 14 gola në 18 paraqitjet e fundit, largimi i tij nuk duhet t’i lehtësoj gjilanasit, por t’i alarmoj ata.

Kjo edhe për faktin sulmuesi rezervë që do zëvendësojnë atë, Tamminen është 1,93 cm i gjatë.

Kujtojmë se në qendër të mbrojtjes së Dritës pritet të luajnë Balde(1,87) & Limani(1,83cm) /Arbon Flugaj/

 

Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, por do të luftojë për medaljen e bronztë

Filloi turneu ndërkombëtar i grupmoshave U-17 në organizim të KF 2 Korriku