Drita – Drenica, kjo skuadër është shumë më e mirë në ndeshjet direkte

Drita është shumë më e mirë në rezultate në takimet direkte përballë Drenicës, shkruan Gazeta Olle.

Gjilanasit kanë arritur të triumfojnë në 7 prej 12 takimeve të fundit zyrtare të luajtura mes këtyre dy skuadrave.

Në anën tjetër, Drenica ka arritur të triumfojë vetëm një herë, ndërsa në katër ndeshje të tjera rezultati ka qenë i barabartë.

Fitorja më e thellë i takon Dritës, 4-1 fituan “Intelektualët” në ndeshjen e sezonit të kaluar./GazetaOlle/