Drita dominon tërësisht formacionin e vitit në Volejboll

Sot (e premte) është mbajtuar ceremonia ‘Laureatët 2020’ e organizuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës.

Në konkurrencën e femrave volejbollistja më e mirë për vitin 2020 u shpall, Adelajda Prenga.

Klubi i Dritës përveç që iu gëzua çmimit për volejbollistën më të mirë, mori edhe një tjetër lajm të mrekullushëm në formacionin e vitit ka pasur gjashtë volejbolliste nga shtatë të mundshme

Formacioni i vitit nga Superliga e Femrave ishte ky: Adelajda Prenga (KVF Drita), Rukije Muja (KVF Drita), Elvira Bajraktari (KVF Drita), Dhuratë Sylejmani (KVF Drita), Blerona Kadriu (KVF Skënderaj), Blinera Jaha (KFV Drita) dhe Fjolla Hyseni (KVF Drita). /Gazeta Olle/