Drita dhe Prishtina përballen në Gjilan, formacionet zyrtare të klasikes së futbollit kosovar

Drita është nikoqire e Prishtinës në kuadër të xhiros së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Do të jetë një përballje e zjarrtë, pasi sa herë janë përballur dy ekipet rivaliteti në fushë nuk ka munguar.

Dueli mes Dritës dhe Prishtinës konsiderohet edhe si klasikja e futbollit kosovar, pasi janë dy skuadra të vjetra me përvojë në elitën që gjithmonë ka pasur rivalitet mes tyre.

Drita është lider dhe në top formë ku në 11 ndeshjet e para ka marrë tetë fitore e tre barazime, teksa Prishtina ndodhet në vendin e katërt me 15 pikë.

Vendasit kërkojnë të vazhdojnë me fitore për të ruajtur lidershipin, në anën tjetër mysafirët synojnë të mos mposhten në Gjilan.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Bardhoku, Limani, Vitija, Blakqori, Jashari, Broja, Baftiu, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski.

Prishtina: Nika, Mici, Belica, Pllana, Bytyqi, Useini, Gashi, Pefqeli, Krasniqi, Kryeziu, Hoti.

/Gazeta Olle/

Dueli i dy skuadrave të fundit në tabelë, Ferizaj dhe Malisheva kërkojnë të rikthehen te fitoret – formacionet zyrtare

Zyrtare: Trepça ’89 transferon sulmuesin Madi Fatty