Shkëndija do të ndeshet me pesë skuadra që gjithashtu marrin pjesë në Kupat e Evropës, në takimet kontrolluese të fazës përgatitore.
Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet verore me intensitet të shtuar, derisa stafi teknik në planprogram ka paraparë që përmes pesë ndeshjeve kontrolluese të kërkohet ndërtimini formës optimale deri në ndeshjen e parë eliminatore të UEFA Conference League.
Ashtu si Shkëndija, edhe pesë ekipet rivale në ndeshjet kontrolluese po bëhen gati për paraqitjen e tyre në Kupat e Evropës.
Ndeshjen e parë kontrolluese kuqezinjtë e luajnë të shtunën e ardhshme (15.06.2024) kur në Tetovë presin fituesin e Kupës së Maqedonisë, Tikveshin.
Gjashtë ditë më vonë (21.06.2024) në Strugë, Shkëndija takohet me Tiranën, kurse më 25 qershor në Ohër luan përballë Llapit të Podujevës.
Serinë e ndeshjeve kontrolluese e vijojnë me duelin në Tetovë ndaj Dritës së Gjilanit (29.06.2024), për ta mbyllur me provën gjenerale kundër Partizanit të Tiranës më 3 korrik në Pogradec.
Ndeshjet kontrolluese të fazës përgatitore:
15.06.2024 Shkëndija-Tikveshi (Tetovë – 17:30)
21.06.2024 Shkëndija-Tirana (Strugë – 17:00)
25.06.2024 Shkëndija-Llapi (Ohër – 16:30)
29.06.2024 Shkëndija-Drita (Tetovë – 17:30)
03.07.2024 Shkëndija-Partizani (Pogradec – 17:00)