Drita dhe Gjilani vihen pas Albion Kurtajt, shumë oferta për talentin e Vitisë

Albion Kurtaj është në dilema të mëdha, shkruan Gazeta Olle.

Futbollisti që shkëlqeu gjatë stinorit vjeshtor për skuadrën e Vitisë është bërë objektiv i shumë skuadrave të Ligës së Parë dhe Superligës.

Gazeta Olle mëson se gjatë ditëve të fundit futbollisti ka qenë në bisedime me dy skuadrat e Gjilanit.

Por, burime të Olle tregojnë se futbollisti ka vendosur që të mos bëjë një hap kaq të madh në karrierë në kohë kaq të shkurtër dhe se do të mbetet në Ligën e Parë deri në fund të sezonit.

Pavarësisht kësaj, Kurtaj vështirë se do të mbetet në Viti për vazhdimin e sezonit.

Ai ka munguar sot në stërvitjen e parë të skuadrës, e kjo gjë ka mjaftuar që klubet rivale të Ligës së Parë të fillojnë “peshkimin” në drejtim të tij./GazetaOlle/