Drita blindon me kontratë të re Ovoukan

photo by: @Shpend Ahmeti

Raddy Ovouka do të mbetet pjesë e Dritës edhe për dy vite e gjysmë.

Mbrojtësi anësorë ka shkëlqyer me fanellën e klubit gjilanas që një vit e gjysmë dhe ka mbetur pjesë e Dritës duke vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2027.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

RADDY OVOUKA vazhdon me ne

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi vazhduar kontratën me mbrojtësin tonë të majt Raddy Ovouka

Ovu do të jetë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2027.

Bonne chance Raddy. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Donat Rudhani bëhet me skuadër të re

“Është koha për ndryshim”, Pochettino: U sqarova me Thiagon, nuk tregoj çfarë biseduam