Drita blindon me kontrata dy talentët nga akademia

Drita po vazhdon të ndërtojë skuadrën për edicionin e ardhshëm.

Krahas transferimeve, gjilanasit po blindojnë me kontrata profesionale edhe lojtarët nga akademia e klubit.

Kësisoj bardhekaltërtit kanë nënshkruar kontrata me portierin Eron Isufi dhe sulmuesin qëndron Eridon Malokun.

Njoftimi i plotë i klubit:

Klubi ynë, FC DRITA nënshkruan kontrata profesionale me dy talentët tanë

FC DRITA me kënaqësi ju njofton se ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Eron Isufi dhe Eridon Maloku.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv Valon Zymberi, i cili ju dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional.

Talentët e rinj ishin pjesë e ekipit të parë të DRITËS për disa muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë.

Eron Isufi, portier dhe Eridon Maloku, sulmues qëndror janë produkt i shkollës së futbollit DRITA, ku edhe nisën ëndrrën e tyre si futbollist.

Ju prift e mbara, Eron dhe Eridon! 

Kapiteni i Kek-ut nuk largohet nga skuadra, nënshkruan kontratë të re me elektricistët

Ballkani me video falenderuese për Blend Baftiun