Drita arrin marrëveshje me Teatrin e Qytetit të Gjilanit

Drita ka vazhduar të jetë mjaftë aktive, duke bërë një marrëveshje shumë interesante.

Skuadra bardhekaltër ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Njoftimi i plotë i klubit gjilanas:

Arrihet marrëveshja FC DRITA – Teatri i Qyteti

FC DRITA dhe Teatri i Qytetit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, duke u zotuar për bashkëpunim të ndërsjellët në aktivitetet e tyre, kulturore dhe sportive.

Përmes kësaj marrëveshje klubi jonë dhe Teatri i Qytetit do të shkëmbejnë përvoja dhe do të mbështesin njeri-tjetrin, përmes promovimit të shfaqjeve teatrale dhe ndeshjeve sportive nga artistët, futbollistët e tifozët.

Ky bashkëpunim do të realizohet përmes vizitave të organizuara në shfaqje dhe ngjarje sportive, duke krijuar forma kreative të marketingut, pasqyrimit të aktiviteteve nga kalendari mujor (repertori) i Teatrit të Qytetit dhe orarit të ndeshjeve të klubit tonë, DRITA.

Drejtori i përgjithshëm, Feti Murseli, theksoi se marrë parasysh sukseset e të dyja palëve, në sport e kulturë në vazhdën e zhvillimit të politikave të përbashkëta synohet të mbështesin njëri-tjetrin, të promovojnë krijimet teatrale e sportive deri tek rritja e performancës, cilësisë dhe shikueshmërisë.

Drejtori i teatrit, Erson Zymberi theksoi faktin që FC DRITA dhe Teatri i Qytetit në Gjilan falë punës dhe profesonalizmit kanë arritur të jenë shembull në nivel republike për organizimin, lojën dhe rezultatet, prandaj synojnë të gërshëtojnë përvojën vendore dhe ndërkombëtare në suksese të mëtutjeshme.

/Gazeta Olle/

Kosovë – Spanjë, mësohen emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në këtë takim

Challandes bën shaka në konferencë për shtyp: Do të kërkojmë nga FIFA mos të ndeshemi më me Spanjën, janë shumë të fortë