Drita – Antwerp, formacionet zyrtare

Drita do të zhvillojë sot (e enjte) ndeshjen e dytë ndaj Antwerp në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Belgjikë përfundoi pa gola, derisa skuadra nga Gjilani kishte një paraqitje mbresëlënëse.

Duke shpresuar të kenë një paraqitje edhe më të mirë, klubi nga Superliga e Kosovës do të zhvillojë takimin nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Antwerp posedon emra të njohur që kanë shkëlqyer në të kaluarën te top skuadrat evropiane si Toby Alderweireld, Radja Nainngolan dhe Vincent Janssen, derisa trajner i tyre është legjenda Mark van Bommel.

Por, në Belgjikë – Drita ishte e palëkundur dhe sonte do të ketë përkrahjen e “Intelektualëve” në stadiumin e kryeqytetit.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Balde, Blakçori, Jashari, Broja, Ajzeraj, Baftiu, Muja, Simonovski.

Antwerp: Butez, De Laet, Alderwireld, Pacho, Krasniqi, Yussuf, Nainggolan, Gerkens, Benson, Balikwisha, Janssen. /Gazeta Olle

Dy kushtet e panegociueshme të Piquesë që fëmijët e tij të jetojnë në Miami

Zyrtare: Kounde transferohet te Barcelona