Drilon Lladrovci shënon “golin” e jetës private, i jep fund beqarisë

Futbollisti i Feronikelit, Drilon Lladrovci, ka shënuar “golin” e madh të jetës private.

Ai është fejuar me partneren e tij, Elenën.

Driloni është djali i vogël i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Pra, ai është vëllau i kapitenit të Niklit, Lapidarit.

Ndryshe, Driloni nuk është paraqitur shumë për Feronikelin në stinorin vjeshtor, por mbase do të rikthejë formën në pranverë.