Drilon Hodaj ka arritur marrëveshje për kontratën e re me Lirinë.
Portieri prizrenas do të mbetet në Përparim Thaqi së paku edhe një vit, pasi ai ishte më meritori për inkuadrimin e prizrenasve në Superligë.
Njoftimi i plotë nga Liria:
Zyrtare: Drilon Hodaj vazhdon me Lirinë
Gardiani i portës së Lirisë, Drilon Hodaj, ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin.
Hodaj, që në ndeshjen e barazhit me Ferizajin, ishte figura qendrore, ka refuzuar disa oferta dhe është përcaktuar për ekipin e zemrës-Lirinë.
“Jam i lumtuar për akordin.Bashkë me shokët e skuadrës , do të jap maksimumin për klubin e fëmijëris”, tha Hodaj pas nënshkrimit të kontratës.