Dridhet Reali, pa shumë yje kundër Atleticos

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka dëshpëruar mjaft shumë tifozët e kësaj skuadre, pasi është treguar mjaft i dyshtimë në stërvitjet e fundit.

Si duket Benzema ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij.

E përditshmja spanjolle AS, raporton se Benzema është në dyshim për ndeshjen e së mërkurës që Reali e zhvillon kundër Atletico Madridit.

Mungesa e mundshme e francezit do të jetë një goditje e madhe për Realin, pasi e dimë që në këtë përballje do të mungojnë edhe lojtarët tjerë si Marcelo e Modric, teksa për Balen vendimi zyrtar do të merret në ditën e sotme.