Dridhen serbët, rrezikojnë përjashtim nga UEFA 3 deri në 5 vite

Van Çurkoviq, ish bashkëlojtar dhe mik i Michel Platinit, i cili aktualisht është nënkryetar i Federatës serbe të Futbollit, ka një informacion të besueshëm, për dënimet e rënda që mund t’i marrin serbët, kroatët dhe malazezët.

Kroatët në Maksimir ishin tejet të heshtur, por UEFA e zëshme! Tingëllon si humor i zi, por, kjo heshtje në Maksimir (Stadiumi në Zagreb), i ka kushtuar kroatëve me një ndeshje pa shikues, humbja e së paku dy milionë euro dhe kërcënimi më serioz që reprezentacioni kroat mund të përjashtohet krejtësisht nga garat evropiane, shkruan Jutarnji.

“UEFA për Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi ka dosje të trashë. Nga vendet e Ballkanit vetëm Sllovenia nuk është në nishan të zyrtarëve të Nyon-it, pasi që Sllovenia nuk është ndonjë komb futbollistik, kurse Maqedonia në futboll është e parëndësishme”, ka thënë Ivan Çurkoviq, njëri nga njerëzit me të fuqishëm në futbollin serb, mik i madh i Michel Platinit, ish bashkëlojtar i tij në Saint Etienne dhe si i tillë është shumë i njohur me raportet e njeriut të parë të UEFA-s.