Driblon kundërshtarët sikur të mos ishin fare, lë në gjumë edhe portierin

Crystal Palace ka fituar sfidën e kësaj xhiroje në Premierligë ndaj West Hamit.

Snodgrass shënoi i pari për mysafirët, për tu rikthyer më pas Crystal Palace me dy gola me anë të Kouyate dhe Ayew, përcjellë Gazeta Olle.

Por goli i këtij të fundit ishte i jashtëzakonshëm.

Ayew depërtoi në zonën e West Hamit mjaft lehtë duke arritur t’i shmangej mbrojtjes dhe më pas la në gjumë edhe portierin mysafirë.

Ky gol tashmë po cilësohet edhe si goli i sezonit në Premierligë.