Driblimet më të bukura të javës në Premier League, dy janë të Armando Brojës (VIDEO)

Premier League është një kampionat i cili në çdo javë dhuron spektakël në gola, por edhe në gjeste teknike të futbollistëve duke qenë se aty aktivizohen disa prej më të dalluarve

. Në këtë sezon, kampionatit anglez i është shtuar edhe një talent si Armando Broja, teksa sulmuesi shqiptar aktivizohet me Sauthampton falë një huazimi nga Chelsea.

20-vjeçari ia ka dalë të evidentohet në elitë, ndërsa në javën që lamë pas shënoi një gol ndaj Brighton, ndërsa gjatë ndeshjes nuk munguan edhe gjestet teknike të shqiptarit. Në këtë formë, Broja është përfshirë në një video me lëvizjet më të bukura të javës së fundit në Angli.

Aty shihet momenti i golit teksa Broja shmang bukur kundërshtarin e tij dhe me një goditje me të jashtmen shkund rrjetën ndërsa në një moment tjetër, shqiptari me një lëvizje nxjerr “blof” dy mbrojtës njëkohësisht.

Fitorja e tretë radhazi për Penzën

Prishtina fiton klasikën e vjetër në basketbollin Kosovar