Drenica: Urime “Special One” i Kosovës

“Urime Special One”. Kështu kanë shkruar disa futbollistë të Drenicës në rrjetin social Facebook, duke ia uruar ditëlindjen trajnerit të tyre, Tahir Lushtakut.

Ai e ka festuar sot ditëlindjen e tij bashkë me skuadrën në stadiumin “Bajram Aliu”, ku më pas nuk ka munguar postimi i fotografive të ndryshme.

Drenica e konfirmon kështu edhe një herë atmosferën shumë të mirë brenda skuadrës, sidomos pas fitores në shtëpi kundër Besës.

1509261_596822993782142_8038157938857650379_n