Drenica triumfon ndaj Suharekës, dy minuta ndryshuan rezultatin e ndeshjes

Drenica ka marrë fitore të madhe ndaj Suharekës, në stadiumin e qytetit “Bajram Aliu” me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së dhjetë të Ligës së Parë.

Drenicasit rikthyen rezultatit mrenda dy minutave duke i shënuar dy gola të shpejtë. Ishte minuta e 52-të kur Auron Hamiti barazoi rezultatin pas një asisti nga Lion Cahani, për të shënuar përsëri në minutën 54-t edhe golin e dytë.

Edhe pse epërsia e parë në lojë erdhi nga Suhareka me golin e Mevlan Zekës në minutën e 18-të, ky mbeti goli i tyre i vetëm në këtë ndeshje.

Minuta e 87′ ishte vendimtare për rezultatin përfundimtar me golin e Sunaj Hasanit, që thelloi epërsinë e Drenicës në 3-1.

Momentalisht Suhareka gjendet në pozitën e dytë me 16 pikë, kurse Drenica me këtë fitore ka grumbulluar 15 pikë gjithsej. /Gazeta Olle/

 

Drita u12 garon me AC Milan e PSG në turneun evropian Elite Neon Cup 2023

Dardanet fitojnë tri pikët e para në Ligën e Kombeve