Drenica shënoi fitore të madhe ndaj Ballkanit, por kanë bërë një lëshim në organizim që mund t’i kushtoj shumë

Komisioni i Garave i Superligës në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve, Komisioni i Garave ka hapur inicim disiplinor ndaj klubit të Drenicës, shkruan Gazeta Olle.

Ky vendim vjen pasi sipas Komisionit të Garave, skuadra nga Skenderaj ka bërë lëshime në organizim, duke lejuar shikues në tribuna në ndeshjen ndaj Ballkanit.

Vendimi i plotë nga Komisioni i Garave:

INICIM DISIPLINOR

-ndaj KF Drenica; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes; ka lejuar një numër të konsiderueshëm të shikuesve në tribuna, në kundërshtim me vendimet e MSH-së dhe IKSHPK-së, në ndeshjen Drenica – Ballkani”.

Drenica edhe në xhiron e radhës luan në shtëpi, ku e pret Llapin. /Gazeta Olle/