Drenica ‘selam’ Hasanit dhe gjyqtarëve

Drenica ende siç duket nuk e ka harruar humbjen kundër Istogut 1:0, dhe vazhdojnë të ankohen në penalltinë e akorduar nga Mervan Bejtullahu. Por drenicasit kanë një mesazh për ata gjyqtarë që gabojnë dhe për krejun e gjyqtarëve Përparim Hasanin.

“Këtë penallti le ta komentoj shefi i referve PERPARIM HASANI, nësë referët vazhdojnë të na dëmtojnë në ketë mënyrë ne do të marrim masa ndëshkuese për ata refer të cilët na dëmtojnë”, thuhet në faqen zyrtare të KF Drenicës në ‘facebook’.

Ata këtij postimi i ja kanë bashkangjitur edhe videon ku është akorduar penalltia.