Drenica reagon ashpër pas humbjes ndaj Istogut

Faqja zyrtare e Drenicës në Facebook ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Istogut, duke shkruar se humbja erdhi pas një penalltie qesharake të akorduar nga gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu.

“Përfundim takimi në Istog. Drenica nuk e meritoi humbjen por gjyqtari ishte ai që na dëmtoi duke akorduar një penallti qesharake në favor të Istogut, me të cilën qeshi i gjithë stadiumi”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Istogu fitoi pikërisht falë asaj penalltie 1:0, të cilën e konvertoi në gol Besnik Krasniqi. /Gazeta Olle