Drenica reagon ashpër: Maskarada e Nuzës nuk ka të ndalur, tregoi mëshirë për “familjarët” në ndeshjen me Ballkanin

Në kuadër të xhiros se 17-të skuadra e Ballkanit ka triumfuar në udhëtim te Drenica me rezultatin minimal, 0-1.

Klubi ‘kuqezi’ ka reaguar sot ashpër ndaj gjyqtarit kryesor, Genc Nuza.

Sipas ‘kuqezinjve’, Nuza tregoi ‘mëshirë’ për ‘familjarët’ (lojtarët) e FC Ballkanit.

Gjithashtu, drenicasit thonë se për të gjitha dëmtimet do t’i paraqesin në UEFA dhe FIFA si dhe instancat gjyqësore, meqe FFK sipas tyre po hesht.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Drenicës:

Rastet nga ndeshja Drenica – Ballkani, per karton te kuq, per te cilat Genc Nuza tregoi ‘meshire’ per ‘familjaret’ (lojtaret) e FC Ballkanit.
Maskarada e Genc Nuzez nuk ka te ndalur kunder Drenices, kjo nuk eshte ndeshja e vetme ne te cilen jemi demtuar nga ky gjyqtar.
Te gjitha demtimet edhe te Genc Nuzes edhe te gjyqtareve te tjere, do t’i paraqesim ne UEFA dhe FIFA si dhe instancat gjyqesore, meqe FFK, po heshte, e Drenica po demtohet vazhdimisht.
Shihemi se shpejti Nuza & Co!

 

Gjashtë gola në javën e 17-të, kjo është java me më së paku gola në BKT Superligën e Kosovës

Raport tronditës: Tifozët e dehur anglezë mund të shkaktonin vdekje gjatë “EURO 2020”