FC Drenica do të luajë në udhëtim ndaj KF Llapit për xhiron e gjashtë kampionale në Superligë të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Drenica ka bërë të ditur se janë të gatshëm për këtë takim.
“Atmosferë e jashtëzakonshme në stërvitjën e sotme, kurse pas stërvitjës të gjithë së bashku me shtabin teknik”, ka shkruar skuadra e drejtuar nga Tahir Lushtaku.
Ata gjithashtu njoftojnë se janë përgatitur maksimalisht për takimin ndaj skuadrës llapjane dhe luftojnë vetëm për 3 pikë.