Drenica do të luajë ndeshjen e 12-të kampionale ndaj FC Prishtinës.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Lushtaku është duke kaluar në një formë shumë të mirë së fundmi.
Përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë zyrtare, klubi i Drenicës ka shkruar se janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës.
“Të gatshëm për të dielën”, shkroi klubi, duke treguar se janë mëse të gatshëm për derbin ndaj Prishtinës.
Aktualisht, Drenica është në vendin e dytë në Superligën e Kosovës me 20 pikë të grumbulluara.