Drenica me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes që e zhvillon nesër ndaj Llapit

Komisioni disiplinor hapi procedurë disiplinore ndaj klubit të Drenicës për shkak se kishin lejuar një numër të konsiderueshëm të shikuesve në tribunat e stadiumit në ndeshjen ndaj Ballkanit. 

Ndërsa tani, Drenica ka njoftuar se për ndeshjen e ardhshme ndaj Llapit do të ketë masa strikte që i ndalon tifozët të futen në stadium, shkruan Gazeta Olle.

Ky është njoftimi i plotë nga KF Drenica: 

Masa strikte për ndeshjen ndaj Llapit!
Skenderaj – 05.05.2021
Skuadra jonë nesër (06.05.2021) nga ora 15;00 në stadiumin Bajram Aliu, zhvillon duelin më rendësi kundër FC Llapit.
Si zakonisht tashmë edhe në këtë takim, masat anti covid -19 janë rigoroze dhe kësisoj ju bëjmë apel të gjithë dashamirëve dhe tifozëve të klubit që të mos vijnë në stadium për t’u futur në stadium , sepse kjo po krijon probleme për klubin, pasi numri i personave është i limituar.
Në ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit, klubi pësoi nga Komisionini i Garave për shkak të personave të shumtë në stadium.
Andaj që të mos e demtojmë klubin, ju bëjmë thirrje që të mos vini në stadium dhe ta shikoni ndeshjën në transmetim televiziv, pasi tashmë rrezikojmë denimin për shkak të futjes në stadium të personave jashtë listave zyrtare(shih foton).
Me Respekt

KF Drenica

/Gazeta Olle/