Qlirim Avdulli mund të jetë i larguari i radhës nga skuadra e Drenicës, pas largimeve te Haxhijajt, Kaloshit dhe Frashërit.
Mbrojtësi i krahut, 22 vjeqar ka marrë shumë oferta ditëve të fundit dhe po e shqyrton edhe largimin nga skuadra kuq e zi.
Burime të “Gazeta Olle” raportojnë se futbollisti i ri po kërkohet nga dy skuadra të tjera të BKT Superligës si dhe dy ekipe të tjera në Kategorinë Superiore teksa poashtu në luftën për sigurimin e shërbimeve të tij janë futur edhe Ferizaj, skuadër kjo ku ai do të gjente ish-trajnerin e tij, Arbnor Morinën nën urdhërat e të cilit ai ishte në sezonin e kaluar tek Arbëria.
Sipas informacioneve të Olle bëhet e ditur se futbollistin nga BKT Superliga jonë po e kërkon një skuadër e cila renditet më lartë në renditjen tabelore se sa Drenica dhe që po lufton për dalje në Evropë si dhe një ekip tjetër që po lufton për mbijetesën.
Avdulli ka pasur 14 paraqitje për Drenicën në këtë edicion teksa në vjeshtë ka ndihmuar skuadrën ta mbajë portën e paprekur në katër raste teksa ka bërë edhe një asistim për bashkëlojtarët. /Gazeta Olle/