Drenica me tri përforcime, por a do të largohet Dajaku?

Drenica nuk do të rrijë duarkryq gjatë dimrit. Pas një sezoni të mirë vjeshtor, ku kënaqën sidomos me lojën e zhvilluar, e cila ishte mbase më e mira në Superligë, tani duan të përforcohen aty ku kanë nevojë.

Trajneri Fadil Rama thekson se ju duhen tri përforcime. “Kemi analizuar situatën, kemi nevojë për përforcime për të u stabilizuar, kemi biseduar me lojtarë dhe jemi në përfundim të bisedimeve. Përforcimet i kam paraparë në të tria repartet. Gjithashtu kam kërkuar të ruajmë përbërjen e ekipit dhe me këto tri përforcime mendojs e do të stabilizohemi në mes të tabelës”, tha Rama për GazetaOlle.com, pa dashur të përmend emra, shkaku i korrektësisë.

Sipas tij, bëhet fjalë për një sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës.

I pyetur nëse do të largohet Taulant Dajaku, me që Olle mëson se ai nuk ka kontratë edhe për pranverë, Rama theksoi: “Momentalisht sa e di unë nuk ka asgjë të re, në tubimin e fundit ai nuk ka marrë pjesë… në përfundim të stinorit  ku patëm një drekë të përbashkët, dhe vendosëm të i lirojmë dhe të shkojnë në pushim, deri në fillim të janarit të vitit të ardhshëm. Mendoj se po, ai është pjesë e ekipit tonë edhe në vazhdim. Nëse shkon ‘Talle’ do të jetë shumë vështirë për neve”. /Olle/